11.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk je xheloz?”/ Jori pyet Luizin për romancën Kiara-Butrint, këngëtari vihet në siklet, moderatorja qesh

    Jori ka ngacmuar Luizin duke e pyetur për lidhjen që Kiara ka pasur me Butrinti Imerin.

    “A nuk je çik xheloz?”, e pyeti Jori, Luizin ndërsa ky i fundit reagoi i habitur dhe tha se nuk e di ça marrëdhënie ka pasur Kiara. Jori më pas i përmendi Butrintin dhe Luizi u vendos në siklet. Kiara nga ana tjetër u shfaq e buzëqeshur, gjë që i ka bërë përshtypje njerëzve.

    BISEDA

    Jori: Nuk je çik xheloz?

    Luizi: Për kë moj?

    Jori: Për marrëdhënien që ka ka pas Kiara me ndonjë tjetër

    Luizi: Ku di unë kë ka pas

    Jori: Uaa sdi ti që ka qënë me Butrintin

    Kur situata u bë shumë e sikletshme ndërhyri Nita. “Ne shohim të tashmen, ça ka ndodh s’na intereson”, tha ajo. Luizi më pas thirri Kiarën për ta pyetur, por ajo nuk afrohet dhe i tha se s’ka qejf ta komentojë.

    Ngacmimet kanë vazhduar po ashtu edhe nga ana e Armaldos, si për Kiarën, por po ashtu edhe për Luizin, të cilit i shoshte “ik fli gjumë” në momentin kur po flitej për Butrintin. Sërish ka qenë Nita, ajo e cila ia ka vënë në dukje Armaldos, e cila i tha se nuk po vepron mirë.

    Komentuesit kanë reaguar ashpër ndaj Kiarës, e cila po merrte provokime për ish partnerin e saj nga banorët e tjerë në sy të partnerit aktual dhe buzëqeshte, ndërkohë që duhet të ishte ajo, e cila duhet t’ia u kishte treguar kufirin se ata nuk mund të merren me jetën e saj private.

    Mosreagimi në kohë i Kiarës, duket se ka sjellë dhe një përplasje mes Luizit dhe Armaldos, ku këngëtari pas provokimeve të shumta, “shthuri” gojën ndaj tenorit dhe i bëri një paralajmërim të fortë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit