Ish-banori i “Big Brother VIP”, Kejsi Hyseni, ka zbuluar se marrëdhënia e tij me Inën ka marrë fund. Gjatë një interviste në “Big Brother Radio” në Top Albania Radio me moderatoren Elona Duro, ai pranoi hapur se nuk janë më në një lidhje romantike.
I pyetur nëse Ina e ka mbështetur në projektet e tij, Kejsi u përgjigj se ajo ka qenë pranë tij në fillim, por shtoi se tashmë nuk janë më bashkë.
“Në projektet që do të vijnë, Ina më ka mbështetur kur i kam nisur, por ne nuk jemi më në një lidhje dashurie,” u shpreh ai.
E habitur nga përgjigjja, moderatorja e pyeti nëse ishte një shaka për 1 Prill, por Kejsi e mohoi menjëherë këtë mundësi.
“Nuk jam nga ata që bëjnë shaka për 1 Prill. Erdhi një moment kur kuptuam se po i bënim më shumë dëm njëri-tjetrit dhe gjërat nuk po funksiononin siç duhet, ndaj vendosëm t’i japim pak kohë njëri-tjetrit,” tha ai.
Sipas tij, ndarja është e freskët dhe ka ndodhur vetëm disa ditë më parë, duke theksuar se gjithçka është bërë me mirëkuptim nga të dyja palët.
“Kemi pak kohë që jemi ndarë, disa ditë. Ina më ka qëndruar pranë dhe e kemi diskutuar me qetësi. Nuk erdhi si vendim i njërit apo tjetrit, por ishte momenti për ta bërë dhe kështu ndodhi,” shtoi Kejsi.
Ndërkohë, Ina nuk ka reaguar ende publikisht për ndarjen.



