20.5 C
Tirana
E diel, 13 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Nuk justifikon dot gati 1 milion dollarë, Fatmira Hajdari del përfundimisht nga sistemi i drejtësisë

    Fatmira Hajdari ka mbetur përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë.

    Kolegji i Posaçëm të Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e shkarkimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

    Vendimi u mor nga trupi gjykues, i përbërë nga kryesuesja Natasha Mulaj, relatorja Ina Rama dhe anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.

    Hajdari u shkarkua nga KPK për shkak se iu gjetën parregullsi në lidhje me pasurinë.

    Sipas gjetjeve, Fatmira Hajdari është përpjekur që të fshehë pasurinë duke shkelur ligjet si dhe nuk justifikon me të ardhura të ligjshme një pasuri me vlerë 948 mijë USD.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit