9.5 C
Tirana
E mërkurë, 7 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk ka kuptim të marr burrin për të më mbrojtur”: Kiara Tito reagon ndaj komenteve

    E ftuar në “Wake up”, Kiara Tito foli për herë të parë ndaj komenteve që u përhapën pas prezantimit që Luizi i bëri asaj në ditën e parë të “Fan Club Big Brother VIP”.

    “Në fakt, isha me dorë në zemër në momentin që doli Luizi duke e ditur dhe natyrën e tij spontane. Por jo, në fakt ishte një gjë shumë e bukur. Për disa mund të duket ndoshta një gjë… Pse ndodhi? Mund të kenë pyetur veten pse e mori Luizi për mbrojtje e të tjerë. Por kjo nuk ka lidhje fare me mbrojtjen, sepse ai në ato momente nuk shprehu mbrojtje nga ana e televizionit apo e diçkaje tjetër.”

    Gjatë prezantimit të shkurtër, Luizi u shpreh se Kiara “është një vajzë që është munduar të lihet në hije, por hija s’e mbulon dritën, ajo është drita e diellit”. Ditën e sotme, Kiara e shpjegoi edhe këtë.

    “Ishte thjesht një thirrje për ato komente që ne, në një farë mënyre, kemi diskutuar edhe në rrjetet sociale që janë gjatë gjithë kohës duke kritikuar, duke prishur punë në një farë mënyre edhe me familjen, se mirë që s’i pëlqejmë të gjithëve, dakord. Ishte një thirrje për ta dhe ishte një gjë ndryshe nga çfarë është parë zakonisht.”

    Deklarata e Luizit nxiti debat mes tij dhe ish-fituesit të “Big Brother”, Anaid Kaloti, ku ky i fundit bëri një deklaratë në Instagram, ku kritikoi Luizin për fjalët e lartpërmendura, duke theksuar se Kiara është çdo gjë tjetër përveçse e lënë në hije në Top Channel.

    "Nuk ka kuptim të marr burrin për të më mbrojtur":

    Nuk vonoi shumë dhe reagimi nga ana e Luizit.

    "Nuk ka kuptim të marr burrin për të më mbrojtur":

    Pak ditë më vonë, Egla Ceno iu rikthye momentit duke përmendur kolltuqet, e rehatinë në të cilën ndodhet Kiara, teksa sipas saj Luizi krijon kot së koti mbrojtje kur as nuk po e sulmon apo nënvlerëson njeri.

    "Nuk ka kuptim të marr burrin për të më mbrojtur":

    Edhe pse Luizi nuk pati një reagim publik ndaj saj, ndoshta në mënyrë të tërthortë Kiara e pati një përgjigje edhe për të, pasi në një moment u shpreh se edhe pse nuk kishte nevojë, nuk kishte asgjë të keqe që burri ta mbrojë atëherë kur duhet.

    “Nuk ka kuptim që unë të marr burrin për të më mbrojtur, s’ka lidhje fare. Po edhe sikur ta bëja, do ishte diçka normale, ” u shpreh Kiara.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit