8.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk kam dashur ta lëndoj” – Ish-bashkëshorti amerikan i Parashqevi Simakut: Shqiptarët po më këcënojnë me jetë vajzën 10-vjeçare

    Robert Nolfe, ish-bashkëshorti i këngëtares Parashqevi Simaku ka thyer heshtjen për herë në parë, teksa ka treguar anën e tij të historisë.

    Për Top Story ai ka treguar se ditët e fundit ka marrë kërcënime të vazhdueshme, madje edhe vetë vajza e tij 10 vjeçare. Nolfe tha se kjo është një çështje brenda familjes dhe se në media ka pasur shumë keqinformim.

    “Është një çështje brenda familjes, është bërë publike, por ka shumë keqinformim. Nuk mund të them mjaftueshëm. Nuk e kam problem që po më keqpërdorin, por problem është se po më këcënojnë mua dhe familjen time. Kam edhe një vajzë 10 vjeçare, dhe nuk dua të jetë e përfshirë.

    Thonë që ajo duhet të paguaj për këtë gjë. Dua të theksoj që kur ajo u zhduk u zhduk prej të gjithëve, edhe prej djalit të saj. Nuk e kuptuam kur ndodhi dhe kjo është tragjedia e vërtetë. Por nuk kisha zgjidhje, duhet të kujdesesha për djalin.

    Nuk kam dashur kurrë që ta lëndoj. Nuk bëra asgjë për ta lënduar apo për t’i shkatërruar karrierën. Unë kam qenë edhe në Shqipëri, kur Berisha u rrëzua nga pushteti. Së pari pati një keqperceptim, u deshën disa ditë që familja e saj të reagonte.

    Ajo foli sot me djalin. Unë dua që familja të ribashkohet, dua që ajo të jetë thesari që është rigjetur. Nuk ishte e lehtë të merrja kujdestarinë e djalit, sidomos kur je burrë, por jam munduar të bëjë më të mirën,” tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit