Ditën e djeshme, në media ka qarkulluar një foto ku aktorja Egla Ceno shihet në ambientet e spitalit, duke marrë ndihmën mjeksore.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Egla ka zbuluar gjendjen e saj shëndetësore, duke u shprehur se është duke u rekuperuar nga rrëzimi në studio.
Por, një tjetër reagim ka ardhur prej saj në Instastory vetëm pak më parë duke iu drejtuar të gjithë atyre që shprehin pakënaqësi ndaj fitores së saj.
“Unë nuk kam K-ra, nuk kam ndjekës, nuk kam fansa, as followers! Numrat e mi në Instagram janë familja ime #teamEgla”, shkruan ajo në rrjetet sociale.




