10.5 C
Tirana
E premte, 10 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk kam qenë kurrë shoqe me Elian…” – Blerta Celibashi flet për herë të parë për lidhjen me Princ Lekën!

    Mbrëmjen e djeshme në programin “Mirëmbrëma yje” me Arbana osmanin kanë qenë të ftuar Princ Leka dhe Blerta Celibashi për të folur për herë të parë rreth dramës së madhe për lidhjen e tyre dhe ndarjen e Princit nga Elia Zaharia.

    Të dy kanë treguar se e vërteta nuk është ashtu siç thuhet nëpër portale, se Princi dhe Elia kanë qenë të ndarë disa kohë para lidhjes së tij me Blertën dhe mbi të gjitha Blerta cilësoi se nuk ka qenë kurrë shoqe me Elian.

    “Në mënyrë kategorike nuk kam qenë asnjëherë shoqe me Elian. E di që ky është një nga ato elementët që e krijojnë telenovelën më interesante, por është shumë abuzive që kanë shpifur deri në këtë pikë. Kjo është e vërteta ime”, u shpreh ajo.

    Sipas saj, raporti me familjen mbretërore ka qenë gjithmonë profesional.

    “Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë profesionale. Unë kam shumë klientë, jo me të gjithë mund të jem shoqe ose shokë. Fotot kanë qenë pjesë e punës dhe marrëdhëniet gjithmonë korrekte, formale. Asnjëherë nuk e kam menduar që mund të ngrihej një fabul e tillë”, përfundoi Celibashi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit