Drenusha Latifi ka rrëfyer linjën e jetës së saj, një histori e trishtë teksa tregon të gjitha sfidat që ka kaluar në kohën kur është bërë nënë për herë të parë.
Ajo e ka nisur që nga fëmijëria e saj, që nga raporti me prindërit e deri tek njohja me ish-bashkëshortin Atilla Kardesh, me të cilin ka dhe dy fëmijë. Drenusha thotë se në momentin që ka mbetur shtatzanë me fëmijën e parë, Atilla ka qenë në burg dhe jetesa për të ka qenë shumë e vështirë, deri në atë pikë sa nuk kishte as për të ngrënë.
Më pas ajo tregon sesi raporti me Atillën sa vinte dhe përkeqësohej derisa vendosën t’i jepnin fund kur djali ishtë 1 vjeç. Drenusha rrëfen se fëmijët e kanë përjetuar shumë keq divorcin mes prindërve, aq sa shteti suedez, ku dhe ata jetonin në atë kohë, ka hetuar gjendjen e djalit.
“E kam pas një fazë të vështirë, depresive. Unë jam rrit mirë deri në moshën 12 vjeçe dhe ka qenë shumë e rëndë për mu. Nuk e kam pranu asnjëherë që ka vdek. Ai ka qenë gjithçka për mu. Në vitin 2012 kam pas një fazë të vështirë problemet që kanë fillu mes meje e tij kanë qenë të rënda dhe kisha fazë depresive. Nuk e kam kuptu se me çka po kalon ai.
Në vitin 2013 kam taku partnerin tem që kam dy fëmijë me të. Kemi pas një relacion të çuditshëm, prishje dhe ribashkime. Në shtazaninë time ai ishte në burg, nuk kam pas ku me jetu as çka me hanger. Njerëzit mendojnë se shtetet e Evropës të ofrojnë të gjitha mundësit, por më kanë dhënë vetëm hotele. E vuaj atë pjesë.
Pasi vajza ka mbush 1 vjeç kanë fillu problemet, më pas kam vendos më i dha fund lidhjes, por mora vesh që jam shtatzënë tashmë duke pritur një djal. Djali im ndarjen nuk e ka prit mirë sa që shteti suedez ka hetu gjendjen e tij”, tha ajo.