Në puntatën e djeshme të programit “E Diell”, ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Livia Brunga, ndau një rrëfim personal mbi periudhën e saj më të vështirë në një marrëdhënie të kaluar.
Gjatë një debati mbi temën e përfitimeve që mund të ketë një vajzë nga një lidhje me një djalë me të ardhura të larta, ajo zbuloi se ish i dashuri i saj për një kohë nuk kishte pasur as makinë personale, si pasojë e një aksidenti të mëparshëm dhe përdorte makinën e saj:
“Unë, kur kam njohur personin më të rëndësishëm të jetës sime, ka pas bërë aksident, nuk ka pasur as makinë. Është përdorur makina ime për shumë kohë. Kështu që nuk i shoh fare ato punë. Nuk dua të bëj shenjtoren, por kjo është e vërteta,” – u shpreh Livia.
Xheneta Fetahu, e cila ishte gjithashtu pjesë e studios e komentoi këtë si një formë shfrytëzimi të saj nga partneri, por Livia nuk hezitoi ta kundërshtonte:
“E shfrytëzuar më duket fjalë pak si shumë e rëndë, por jo, jo… ishte një bashkëpunim, kemi ndihmuar njëri-tjetrin,”- tha ajo, duke theksuar se mes tyre kishte pasur mbështetje të ndërsjellë dhe jo përfitime të njëanshme.