18.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet”- Pas një martese të dështuar, Rudina Dembacaj flet për Mark Frrokun

    Moderatorja Rudina Dembacaj ka folur për marrëdhënien e saj me ish-deputetin e PS, Mark Frrokun.

    Ajo ka pranuar se përpos momenteve të lumtura kanë edhe ditë të vështira duke treguar edhe “defektet” e bashkëshortit të saj. Në një intervistë Dembacaj u shpreh se Mark Frroku e “acaron” pak, teksa theksoi se edhe vetë është “natyrë ekstremiste”.

    Aktorja e humorit megjithatë u shpreh se deri tani fundi është gjithmonë pozitiv, ndërsa shtoi “nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet”.

    “Nuk shkojmë vetëm mirë, por më acaron pak, ngaqë jemi në TV s’do themi vetëm të mirat. Unë jam pak natyre ekstremiste, dhe të them të drejtën acarohem shumë shpejt.

    Fundi është gjithmonë pozitiv, deri tani të paktën, se unë e kam deklaruar gjithandej se nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet, deri tani jam shumë e lumtur. Flasim prapë herë tjetër”, u shpreh moderatorja.

    Kujtojmë që Rudina Dembacaj ka qenë e fejuar me regjisorin Eduart Grishaj, i cili tani është në një marrëdhënie me Arbana Osmanin, me të cilën ka edhe 2 fëmijë. Gjithashtu, ajo ka qenë e martuar me Aleksander Varfaj dhe kanë një vajzë së bashku, Viktorian, por edhe kjo marrëdhënie dështoi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit