Pas çdo krimi që ndodh në Shqipëri, në çdo television shfaqet Klodiana Lala dhe Artan Hoxha.
Herë si gazetarë e herë si analistë, pa ndodhur mirë krimi, ata fillojnë dhe japin versionet e tyre, shpesh pa pasur kurrfarë informacioni.
Por tashmë nuk iu bën më përshtypje njeriu, se jemi mësuar.
Vetëm se dje kanë shkuar në një tjetër nivel.
Si Klodiana, ashtu dhe Artani, janë shfaqur në television për të na treguar edhe se çfarë ka ndodhur në Kosovë në përplasjen mes Policisë së Kosovës dhe kriminelëve serbë.
Pa qenë në terren, por duke lexuar në mediat e Kosovës çfarë ka ndodhur, e kanë dhënë edhe ata mendimin e tyre.
Si do t’ia bënimin po të mos i kishim këta dy dhe televizionet, që na i nxjerrin mëngjes, drekë, darkë, për të na iluminuar!



