24.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Nuk mund të fshihen 6 milionët, pas verës së shtrenjtë që pi Edi Rama

    Nga Bledi Lumani

    Belind Këlliçi, iu ka dalë zot 6 milionëve dollarë të Sali Berishës, për lobimin në SHBA, që t’i hiqet non grata.

    Por argumenti i tij, ishte qesharak dhe ngjante më shumë si një pranim faji.

    Sipas tij, paratë e paguara deri më tani nga PD, për lobimin në SHBA, janë asgjë me ato që harxhon Edi Rama për të pirë verë në drekë apo për të paguar inceneratorin e Tiranës, që nuk ekziston.

    Pra, kur ti iu thua shiko se nuk është në rregull dhe normale, që një parti të paguajë 6 milionë dollarë – shuma në fakt është shumë herë më e madhe, po të shtosh këtu dhe kontratën me LaCivitan dhe Manafort apo gati 1 milion paund që paguan për gjyqin në Britaninë e Madhe- vetëm për nderin e kryetarit, aq më tepër që origjina e këtyre parave është shumë e dyshimtë, këta të nxjerrin si argument se kështu ka bërë edhe Rama.

    Se ai harxhon dhe vjedh më shumë para se këta, dhe se këto që po paguajnë këta, janë asgjë në krahasim me Edi Ramën.

    Pra janë në rregull, se janë më dorështrënguar dhe kursimtarë, se Edi Rama!

    Vetëm se ky argument mund të pijë ujë tek militantët e verbër, jo tek një njeri me logjikë të shëndoshë.

    6 milionët dhe milionat e tjerë të padeklaruara deri më tani, nuk mund të justifikohen me vjedhjet e Edi Ramës.

    As me jetën luksoze dhe verën e shtrenjtë që pi ai!

    Ato janë mëkate, për të cilat përgjigjet Rama!

    Këta duhet të përgjigjen për mëkatet e tyre. Dhe janë jo pak, por 6 milionë.

    Nuk mund të fshihen pas Ramës, boll ka të vetat ai!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit