Ledri Vula tregoi ne një intervistë të dhënë së fundmi se pavarësisht ndarjes me Sarën, kanë mbetur miq e kjo per hir te vajzes se tyre, Poem Blu.
“Ka gjëra të pashpjegueshme. Ndodhin gjerat, jeta. Nuk jam as i pari dhe as i fundit. Me rëndësi është si e vazhdon.
Jemi shokë akoma me Saren, çdo gjë e bëjmë për Poin. Nuk e kemi menduar si erdhën gjërat”, tha Ledri.
Më tej ai theksoi se me vajzën ka raporte mjaft të mira, madje shpeshherë vjen në Tiranë vetëm për ta takuar.