8.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk të shes dot për femër”, Gentian Zenelaj refuzon travestiten në film!

    Gentian Zenelaj rrefeu se kishte refuzuar të punonte me një personazh me emrin Luana, e cila është tranvestite.

    I ftuar në “Ditë e Re” në RTV Ora, aktori tregoi se i kishte thënë asaj se nuk mund ta shiste sikur është femër dhe nuk mund të gënjente publikun.

    “Erdhi vajza në audicione, po e quaj vajza, Luana, ndodhi një incident shumë i lezetshëm, hapet dera dhe futet Luana.

    Të them të drejtën unë e kuptova menjëherë. I thashë urdhëro. Tha kam ardhur për të marrë rolin e amerikanes dhe unë i thashë nuk ta jap dot.

    Ajo më tha mua pse nuk ma jep, unë i thashë dua të jem i sinqertë me publikun, pra nuk të shes dot për femër, nuk të shes dot për gjininë femërore.

    Ti mund të jesh drejt asaj rruge po nuk të shes dot sepse mund të dalësh duke bërë dush dhe nuk të shes dot.

    Nëse historia do të ishte sikur djali ka dy të dashura dy femra dhe një transgjinore do të isha shumë në rregull.

    Të them të drejtën e mori pak personale, unë i thashë mos e merr personale, nuk është diskriminim. Të respektoj për atë që ke vendosur të bësh me jetën tënde.

    Në bëmë një temë për disa njerëz të cilët dhunonin apo ngacmonin seksualisht qytetarë të ndryshëm tek kodrat e Liqenit.

    Nuk e di pse pati një sulm sikur ne i paragjykuam, unë nuk i paragjykoj aspak, unë dua që në këtë shtet të respektojë ligjet dhe rregullat e këtij shteti. Është ligji mbi të gjitha”-tha Zenelaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit