13.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk u jap dot mend të tjerëve” – Përmbytjet në Durrës, Sara Berisha: Nuk reagova, ç`më duhet mua!

    Influencuesja Sara Berisha ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ku foli hapur për rolin e figurave publike në raport me ngjarjet sociale dhe kufijtë e reagimit publik.

    Gjatë bisedës me Arbana Osmanin, diskutimi u ndal te përmbytjet e fundit në Durrës, një situatë që preku mijëra qytetarë dhe nxiti reagime të shumta në rrjete sociale. Sara u shpreh se, edhe pse emocionalisht e prekur nga ajo që ndodhi, zgjodhi të mos reagojë publikisht, duke theksuar se jo çdo figurë publike duhet të japë mendim për çdo çështje.

    “Më duket e tepërt kur shumë persona japin mendime për gjëra që nuk u takojnë. Unë nuk mund të dal dhe t’u jap mend të tjerëve,” u shpreh ajo.

    Sara shtoi se reagimi i saj ka qenë më shumë personal dhe privat, duke respektuar kufijtë e saj si individ dhe jo si figurë publike.

    “Kur u përmbyt Durrësi, emocionalisht doja të flisja, por vendosa të mos e bëj. Populli bën vetë zgjedhjet e veta. Unë këto gjëra i përjetoj dhe i shpreh më privatisht,” përfundoi Sara.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit