17.5 C
Tirana
E martë, 15 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Nuk u shpall finaliste, Gerta Gixhari reagon pas eliminimit

    Pas më shumë se 100 ditësh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, rrugëtimi i Gerta Gixharit në “Big Brother VIP Albania” ka përfunduar pak përpara finales.

    Edhe pse nuk arriti të shpallet finaliste, Gerta është larguar nga formati me kokën lart dhe zemrën plot falënderim.

    Në një postim emocional në rrjetet sociale, ajo ndau me ndjekësit e saj fjalët e para pas daljes:

    Pas një udhëtimi të gjatë dhe të paharrueshëm në “Big Brother VIP”, dola nga shtëpia me zemrën plot mirënjohje. Faleminderit secilit prej jush që më keni përkrahur, që më keni qëndruar pranë me fjalët, votat dhe dashurinë tuaj.

    Kjo përvojë do të ishte krejt ndryshe pa mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Ju jeni forca dhe frymëzimi që më kanë mbajtur të fortë deri në fund.

    Një falenderim i veçantë shkon për produksionin, që më dha mundësinë të isha pjesë e formatit më të ndjekur në Shqipëri “BBVA”, sepse unë kam fituar gjënë më të rëndësishme që është DASHURIA E PUBLIKUT”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit