Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP kanë sjellë një tjetër debat të fortë, këtë herë mes Mirit dhe Mateos. Dy banorët u përfshinë në një përballje verbale, ku në qendër të diskutimit ishin ndjenjat dhe raportet e tyre me vajzat brenda shtëpisë.
Mateo ironizoi Mirit duke i thënë se në lojë nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse të pranojë publikisht se është i dashuruar me Selin. Sipas tij, është vetëm çështje kohe që Miri ta bëjë një deklaratë të tillë.
Nga ana tjetër, Miri iu kundërpërgjigj duke përmendur situatën e Mateos me Brikenën, duke e akuzuar se po përpiqet prej orësh t’i fitojë zemrën. Në kulmin e debatit, Miri bëri një deklaratë që tërhoqi vëmendjen: “Unë nusen time e kam bërë për vete brenda një nate”, tha ai, duke lënë të kuptohet se di si të fitojë dikë që i pëlqen.
Debati vijoi me batuta dhe ironi nga të dyja palët. Mateo këmbëngulte se “burri duhet të luftojë për atë që do”, ndërsa Miri e sfidoi duke thënë se nëse ende nuk ka arritur ta bindë Brikenën, atëherë pretendimet e tij bien poshtë.
Përplasja mes tyre u mbyll pa një përfundim të qartë, por me tone të forta që pritet të ndikojnë në dinamikat e mëtejshme brenda shtëpisë.



