14.5 C
Tirana
E enjte, 2 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “O bisha, o gangster”, plas keq mes G-Banit dhe Bernardit: Puplat të kanë rënë ty…

    Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes G-Banit dhe banorit të ri, Bernard, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. E gjitha nisi nga banja e djemve që ishte pis.

    G-Bani është i bindur se banjën e ka lënë pis një nga djemtë e ri, Gramosi ose Bernardi. Sipas tij, djemtë e tjerë kanë qenë edhe më përpara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

    Gjatë debatit mes Bernardit dhe G-Banit, ky i fundit iu drejtua atij duke përdorur fjalë si ‘të kanë rënë puplat, bishë, o gangster’.

    Pjesë nga debati:

    G-Bani: Puplat tregoju shokëve të tu, o bisha, o gangster

    Bernardi: Ok

    G-Bani: Puplat shokëve të tu, jo me mua

    Bernardi: E?

    G-Bani: E e u ënjtsh

    Bernadi: Ça the?

    G-Bani: Puplat tregoju shokëve të tu, jo mua. Mos më trego mua puplat

    Bernardi: Fol qartë

    G-Bani: Puplat të kanë rënë ty se duket nga koka. Nëse nuk e ke lënë ti, shumë pastër, burrërore e trimërore, thua nuk e kam lënë unë Arban, unë po të bëj pyetje

    Bernardi: Sa herë ta kam thënë atë gjë

    G-Bani: Sa herë dua unë, do më ndihmosh të gjej kush na ka bërë të keqen

    Bernardi: Unë të ndihmoj ty?

    G-Bani: Se është e keqe e përbashkë. Do ndihmosh komunitetin, nuk je pjesë e komunitetit. Je kundër komunitetit ti?

    Bernardi: Nuk jam polic i banjës, ti këtë punë kishe mbrëmë, këtë bëj sot

    G-Bani: Policëve dhe banjës iu marrsh të keqen

    Bernadi: Ku ta di unë se nuk e ke lënë ti

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit