Ervin Salianji, mënjëherë pasi ka dalë para kohe nga burgu, ka shkuar në ambientet e selisë së PD-së, për të mbajtur një konferencë për shtyp.
Aty nuk ka gjetur asnjë drejtues të lartë të PD-së, me përjashtim të Ina Zhupës, që iu hodhë në qafë.
“Ju falenderoj për mbulimin, vëmendjen dhe mesazhet që nëpërmjet jush kam pasur mundësi të komunikoj me publikun gjatë periudhës së qëndrimit në burg politik.
U riktheva në të njëjtën sallë që bëra denoncimin e famshme, ku pas denoncimit të vëllait të ish ministrit të brendshëm u dorëzua te autoritetet italiane…
Siç ua premtova dhe nga kjo seli kur u vetëdorëzova për të kryer dënimin, sot ja ku jemi fatkeqësisht me të njëjtat sëmundje që ka vendi, që dhe me dënimin tim pati një regres në demokraci.
Burgosja ime politike u bë për shkak të prekjes së një prej karteleve të drogës”, tha Salianji.