9.5 C
Tirana
E diel, 27 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “O gomar shkrimtar”, “Ik or dyrdyl nxirr preshin nga goja”: Përplasje titanësh në PD

    Dy deputetët e PD-së, Tritan Shehu dhe Agron Gjekmarkaj janë përplasur në distancë.

    Kjo, pasi Shehu ka reaguar pas tallejeve të Gjekmarkajt në shkrimet e tij.

    ““Gomari shkrimtar”, nje inkurajim per “profesorin“ e vete shpallur Gjekmarkaj!

    E inkurajoj te vazhdoj te shkruaj te tilla “bejte”, se ndoshta ndonje dite keshtu mund te kuptoje realitetin e tij, gje qe “Gomari shkrimtar” nuk e arriti kurre, ndersa si deputet nuk me duket shpresdhenes, jo vetem per mungesen e plote te etikes.

    Ne lidhje me vendosjen e emrit tim te deformuar neper ato, desheroj t’i them se nuk me shqeteson aspak me ato zhurma “bresherie mitralozi” qe publikon edhe ne adresen time, njelloj si tingujt qe nxirte “Gomari shkrimtar”!

    Perkundrazi me zbavisin shume, duke kuptuar deri ku mund te arrije pa aftesia dhe mendje ngushtesia per te shkruar e dikujt, qe kerkon te paraqitet si shkrues!

    E gjithe kjo me kujton favolen “Gomari shkrimtar” te Jutta Person.

    Pra e inkurajoj te vazhdoj te shkruaj, sa me shume te tilla “bejte”….

    Vetem dicka, por kjo eshte ceshtje e tij….

    Keshtu vecse ve gjthmone dhe me shume ne pah problemet qe qendrojne brenda tij, gje qe “Gomari shkrimtar” nuk arriti kurre t’i kuptonte.

    Sidoqofte le te shpresojme se Agroni do tja arrije nje dite se paku kesaj”, shkruan Shehu.

    Gjekmarkaj i është përgjigjur menjëherë, me pak rresht:

    “Dyrdyli e paska nxjerrë preshin nga “shishja” për ta përdorur atë si pendë që jep shpresë për të ardhmen.

    E paska lënduar “plagën” së dyti, një heroizem që ai e bën për Doktorin e vertetë herë pas here.

    Të dy bashkë po e udheheqin “revolucionin” drejt fitores, drejt së nesermes.

    Për t’i dëftuar trimëri Doktorit e për të shqiptuar fjalën euro nuk i merret goja qerratait”, shkruan Gjekmarkaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit