12.5 C
Tirana
E martë, 27 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “O manjak që shikon çdo femër” – Ina i kthehet keq Stenaldos, që… nuk shikon dot pasi është i verbër

    Një debat i ashpër ka shpërthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” mes Stenaldos dhe Kejsit.

    Gjatë përplasjes mes tyre ka ndërhyrë edhe Ina, e cila ka përdorur fjalë të rënda në drejtim të Stenaldos.

    Ina e ka quajtur banorin “manjak”, duke e akuzuar se shikon çdo femër që hyn në shtëpi. Ajo është shprehur me tone të ashpra: “Oo manjak që sheh çdo femër që vjen. Unë të paktën atë që desha e mora. Ti je manjak. Je mashkull i neveritshëm, i ndyrë.”

    Nga ana tjetër, Stenaldo ka reaguar i qetë ndaj ofendimeve, duke iu drejtuar Inës me fjalët: “Shko nda ndonjë çift tjetër.”

    Fjalët e Inës kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi Stenaldo është i verbër, dhe shumë ndjekës e kanë konsideruar si deklaratë të rëndë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit