12.5 C
Tirana
E premte, 23 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “O qorre nuk shikon ti” – Dy motrat rrahin agjenten e krimeve në Tiranë

    Një agjente e Krimeve pranë Komisariatit nr.3 në Tiranë është përfshirë në një konflikt me dy motra, të cilat fillimisht e kanë ofenduar se përse u kishte prerë rrugën teksa po shkonte në këmbë për në punë, dhe më pas janë përfshirë në përleshje fizike.

    Dy të arrestuarat janë motra me njëra-tjetrës dhe konflikti me policen ka nisur për një arsye krejt banale.

    Siç raporton News 24, agjentja e Sektorit të Krimeve ka qenë e veshur civile dhe po shkonte në këmbë në mjediset e punës, pranë Komisariatit Nr.3 në Tiranë, kur duke kaluar në anën tjetër të trotuarit, i ka prerë rrugën një makine në të cilën udhëtonin dy motrat.

    “O qorre nuk shikon ti kur kalojmë ne?”, janë shprehur ato, duke nisur të ofendojnë policen që nga brenda makinës. Efektivja u ka kërkuar të vazhdonin rrugën dhe i ka njoftuar se ishte punonjëse e Policisë së Shtetit, por dy motrat nuk e kanë besuar.

    Ato kanë parkuar mjetin dhe i kanë kërkuar agjentes, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, “të zbriste pak” nga shkallët e Komisariatit.

    “Kë gënjen ti?”, mësohet se janë shprehur sërish ato, duke mos besuar atë që u kishte thënë agjentja e Krimeve. Dy vajzat dhe policja kanë nisur të debatojnë në shkallët e Komisariatit derisa kanë kaluar në përleshje fizike.

    Është dashur ndërhyrja e punonjësve të komisariatit nr.3 që gjendja të qetësohej dhe motrat janë arrestuar, pasi akuzohen se kanë goditur agjenten për shkak të detyrës.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan: M.A., 38 vjeçe dhe R.A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit