Sali Berisha është paraqitur sërish këtë të hënë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.
Vetëm se, pas çdo paraqitje të tij në SPAK, numri i militantëve që e shoqëron pakësohet ndjeshëm.
Ndaj për t’i ardhur në ndihmë, këtë të hënë ka menduar dhëndri.
Pasi u lirua nga “arresti shtëpiak”, Jamarbër Malltezi është shfaqur para SPAK, bashkë me Belind Këlliçin e nja katër-pesë të tjerë, për të mbrojtur vjehrrin.