Menjëherë pas përjashtimit nga gara e Big Brother Vip Albania, Jozi ka shkuar në studionin e emisionit “Shqipëria Live” ku dhe është “rrëfyer” për rrugëtimin e tij, por edhe për aludimet që prej ditësh po qarkullojnë nëpër rrjet sa i përket orientimit të tij seksual.
Ai deklaroi se është “100 % burrë”, duke hedhur kështu poshtë të gjithë spekulimet. Ndër të tjera, ish-banori i Big Brother Vip Albania u ndal edhe te personi për të cilin është thënë se është partneri i tij.
“Ky është Mili, Emiljano. Është djalë shumë i mirë. Është shok i joni, ia njoh familjen, vëllezërit dhe atë. Vëllezërit e tij kanë pasur një lokal.
Kemi marrëdhënie vëllazërore, familjare. Njihemi prej shumë vitesh. Ka shumë vite që nuk e takoj, por mbaj mend kur kemi qenë student. Unë isha në lice dhe pinim kafe te lokali i tij.
Është djalë i respektueshëm, ndihmon shumë. Mos-ekzistoftë emri i Jozit… ky është vëllai ynë”, ka thënë Jozi duke shtuar më tej se:
“Jozi është i mendimit që krijesa më e shenjtë që ka krijuar Zoti është femra. Nuk jam homoseksual. O Zot! Jozi është burrë 100%”,