Kiara Tito ka qenë këtë periudhë në fokus të lajmeve rozë. Këtë herë është shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman”.
Ajo ka folur për jetën pas Big Brother-it, romancën me Luiz Ejllin si dhe për karrierën profesionale.
E sigurisht edhe komentet ishin të shumta. Një prej tyre iu drejtua me etiketimin “kamarierja e Lushnjes”.
“O Zot kamerierja e Lushnjës në cover”, ka qenë komenti që i është bërë Titos nga një ndjekëse.
Kiara ka vendosur t’i përgjigjet komentueses.
“Edhe po të isha kameriere ç’të keqe ka? Nuk është turp sot të punosh! Turp është të rrish kot, e të ofendosh 24 orë nëpërmjet një telefoni”, i shkroi Kiara që ka marrë qindra pëlqime me këtë përgjigje.