18.5 C
Tirana
E premte, 13 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Obobo, tani e hëngra” – Samanta Karavella tregon momentin e propozimit: Si nisi historia e dashurisë në New York

    Këngëtarja e njohur shqiptare Samanta Karavella ka ndarë një rrëfim të sinqertë për jetën e saj personale gjatë një interviste në emisionin e Arbana Osmani. Artistja e cila gjithmonë ka zgjedhur të mbajë jetën e saj personale shumë private tregoi për herë të parë me detaje se si nisi historia e saj e dashurisë me partnerin amerikan, Chris, një histori që filloi krejt rastësisht në New York.

    Samanta shpjegoi se në fillim udhëtimet në Shtetet e Bashkuara i bënte thjesht si turiste dhe nuk e kishte menduar kurrë se një ditë jeta e saj mund të lidhej me Amerikën. Por një mbrëmje, gjatë një feste ditëlindjeje me miqtë në New York, ndodhi takimi që do të ndryshonte gjithçka.

    Në të njëjtin lokal ndodhej edhe Chris me shoqërinë e tij. Një nga miqtë e tij iu afrua Samantës për t’i bërë një foto dhe pikërisht në atë moment ajo vuri re Chris-in, i cili qëndronte pak më i tërhequr.

    “Unë fillimisht shkoja thjesht si turiste në Amerikë, nuk e kisha një vizion që e ardhmja ime do jetë atje.
    Ndodhi një natë kur ne kishim dal për ditëlindje dhe ky bandilli kishte dal me shoqërinë e vet në New York.Ai ishte përballë nesh me miqtë e tij dhe miku i tij në fakt më tha që “a dëshiron të të ndihmoj unë për ta bërë foton?” dhe i thashë “okay”. Kur e pashë atë mu duk sikur e kisha parë më parë, por ishte pas dhe po rrinte pak më i tërhequr. Thashë se me kë më ngjan. Po shmangej që të afrohej ashtu sikurse dhe unë se nuk e njihja, por kishte një lloj ndrojtje që ishte shumë e bukur.”

    Pak më vonë ai gjeti guximin të afrohej dhe të niste një bisedë. Për shkak të zhurmës në lokal, komunikimi ishte i vështirë dhe disa gjëra nuk u kuptuan mirë.

    “Ai është afruar dhe më tha si e ke emrin, i them quhem Samanta, më thotë “çfarë punë bën?” dhe un i them artiste dhe ky mendoi që isha piktore.” 

    Madje, Chris e surprizoi që në takimin e parë me një pyetje të drejtpërdrejtë për jetën e saj.

    “Më tha: ‘E ke menduar të jetosh në Amerikë?’ Unë i thashë: ‘Të them të drejtën nuk e kam menduar, por nuk i dihet asnjëherë.’”

    Pas asaj nate ai i shkroi në Instagram për ta falënderuar për njohjen dhe për t’i propozuar të takoheshin sërish, por Samanta nuk iu përgjigj.

    “Thashë me vete: ‘Çfarë të bëj unë me këtë? Ai në New York, unë në Shqipëri.’”

    Megjithatë, disa muaj më vonë, kur këngëtarja kishte një koncert në New York, Chris i shkroi sërish. Këtë herë ajo vendosi t’i përgjigjej dhe të dy shkëmbyen numrat e telefonit. Filluan të komunikonin përmes FaceTime, edhe pse në fillim bisedat nuk ishin shumë të lehta.

    “Herën e parë nuk mora vesh fare çfarë tha. Të dy nuk ishim shumë të sigurt se çfarë po ndodhte.”

    Pas një takimi tjetër në New York, ata vendosën të nisin një lidhje, e cila për një kohë të gjatë ishte në distancë. Takoheshin herë pas here në Europë dhe e vazhduan kështu për rreth tre vite.

    Më shkruan në Instagram “ishte shumë kënaqësi që të pashë dhe do të doja të takoja” unë nuk i ktheva asnjëherë, thashë “çfarë të bëj unë me këtë?”. Ai në New York, unë në Shqipëri.  Pas pak muajsh unë kisha koncert në New York dhe më shkruan sërish, i përgjigjem, shkëmbyem numrat dhe flisnim në FaceTime, herën e parë nuk mora vesh çfarë tha. Të dy nuk ishim të sigurt se çfarë po ndodhte, pasi u takuam në New York nisëm lidhjen, unë qëndrova shumë kohë pa e parë sepse u largova, e vazhdonim në FaceTime diçka shumë e vështirë dhe e pasigurt. Takoheshim ndonjëherë në Europë dhe kështu e zgjatëm deri pas 3 vitesh kur vendosëm dhe unë e mora hapin e para. Shkova të jetoj me të për pak muaj, për mua ishte hera e parë që të jetoja me dikë, kështu që mu desh të kthehesha prapë në Shqipëri dhe ta mendoj nëse kjo është gjëja që unë dua.

    Momenti i propozimit erdhi më vonë dhe ishte shumë romantik. Pas një darke së bashku, Chris i kërkoi Samantës ta priste në katin e parë të shtëpisë ndërsa ai shkoi lart për të marrë diçka.

    Kur ajo hyri në dhomë, gjeti qirinj të ndezur dhe muzikë romantike të Bruno Mars që luante në sfond. Në atë moment ai u ul në gjunjë dhe i bëri propozimin.

    “Thashë: ‘Obobo, ndodhi tani… tani e hëngra.’”

    Partneri i këngëtares quhet Christopher, ose Chris, dhe është amerikan me origjinë italiane, pasi të dy prindërit e tij janë italianë. Samanta tregoi gjithashtu se çifti kanë në plan të organizojnë edhe një dasmë në Shqipëri në të ardhmen, ndërsa momenti do të ishte edhe më i veçantë pasi vajza e tyre mund të jetë “flower girl”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit