18.5 C
Tirana
E martë, 17 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ofendimet për peshën, Ronela Hajati reagon ashpër ndaj komentuesve: K***, lope e p*rno, janë standarde për të gjitha! Unë jam më speciale sepse…

    Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, së fundmi ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me komentet negative që merr për pamjen e saj fizike, si edhe për muzikën që bën.

    Ronela, mesa duket e bezdisur nga këto reagime të ndjekësve, u ka bërë thirrje atyre që kohën që haxhojnë duke i komentuar asaj ta shfrytëzojnë për të fituar para.

    “Kush ulet dhe komenton, harxhon kohë që mund ta harxhojë për të punuar e për t’ju çuar bukë në shtëpi familjes, rrinë gjithë ditën parazitojnë në tel e flasin akoma për peshë, moral (që s’kanë pikën e haberit ç’bëjmë me jetët tona), veshje, jeni për të ardhur keq!”.

    Ndër të tjera ajo shtoi: “K*** lope, porno, janë standarde për të gjitha… Unë jam më speciale se kam ca kile më tepër dhe atë punën e librave si batuta, kështu që dhe komentet kanë diapazon më të gjerë”.

    “Nëse nuk e pëlqen muzikën time, mos e dëgjo! Dhe kushdo që më takon, ju lutem mos më thoni më: Ronela qenke më e dobët live se është fjalia më shpëlarë që më zënë veshët. Kam pasqyrë! Të paktën unë kam punuar gjithë jetën dhe e kam çdo cent nga 20 vite që këndoj pa i rënë në qafë askujt kurrë!”.

    Ronela gjithashtu shprehu mirënjohjen e saj për ata që e kanë mbështetur dhe e kanë mbushur me dashuri gjatë gjithë karrierës së saj: “Të gjithë atyre që i kanë mbushur koncertet dhe zemrën time plot me dashuri e njerëz, ju kam shumë xhan! Ju tjerëve, ishalla po keni punë!”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit