12.5 C
Tirana
E diel, 11 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ofendoi rëndë Albanin dhe Beatrix-ën, Aulona Musta i kthehet keq Albano Bogdos: Je neandertal, edhe vajza q* djalin

    “Alban Ramosaj është ai që Donaldi i ka q* motrën në BB”! Kështu u shpreh Albano Bogdo në episodin e parë të emisionit të tij të ri “Albano Show”.

    Në lidhje me këtë deklaratë të ulët ka reaguar së fundmi edhe Aulona Musta e cila shkruan në Instagram:

    “Ah sa shije të keqe që më la kjo video. Ky nuk është humor, nuk është komedi. Ky është një ofendim shumë i madh ndaj një vajze dhe një djali të cilët publiku i ka njohur dhe i njeh si artista. Të bësh komedi nuk do të thotë të marrësh ca batuta nga ata të huajt që e qajnë komedinë.

    Komedinë duhet të dish ta bësh duke u përshtatur me mentalitetin e audiencës të cilës i drejtohesh. Ndryshe në një vend si i yni ku femrat vazhdojnë vriten thjesht sepse dashurojnë, komedia shumë shpejt kthehet në tragjedi. Është e pafalshme që një artist të jap mesazhe të tilla, as duke u justifikuar se është humor se vetëm humor nuk është.”

    Më tej ajo shton: “Ah dhe futeni mirë në kokë. Kur dy të rritur kryejnë me dëshirë marrëdhënie seksuale, vajza *** djalin po aq sa djali vajzën, se na keni hapur barkun me këto mendime neandertali. Dhe po ashtu futeni në kokë se çfarë bën një vajzë me trupin e saj pasi bën 18-vjeç nuk është më përgjegjësi as e vëllait, as e mamait, as e babit dhe as e fisit”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit