Dënimi i Saimir Tahirit ka ndarë opinionin publik.
Ka shumë njerëz që mendojnë se ai u dënua pa fakte të prova dhe u bë kurban i një procesi të montuar politikisht.
Për këtë, mjafton të hysh në faqen e Tahirit në FB e të shohësh komentet e shumta.
Por, shumë të tjerë ngrejnë një tjetër pyetje.
Ok, e marrim të mirëqenë se Tahiri e meriton burgun, po a ka bërë ai më shumë krime se fjala vjen Sali Berisha dhe Ilir Meta?
A po ndiqen standarte të dyfishta me dënimet?
Se nëse Tahiri thuhet se u përfshi në trafik hashashi, Sali Berisha është përgjegjës për vrasje njerëzish, nga ’97-a, tek Gërdeci dhe 21 janari.
Është kjo arsyeja që ka ndarë rrjetin, në rastin e dënimit të Tahirit.