Olsa Muhameti, producentja e “Big Brother VIP Kosova”, ka ndarë sot lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të nënës së saj. Në një story në Instagram, ajo ka shkruar:
“Luftuam kaq shumë, o ma! Ike ti bashkë me një copë të shpirtit tim.”
Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme në “BBVK”, moderatorët Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi i shprehën ngushëllimet e tyre Olsës, në emër të stafit dhe produksionit.
“Jemi me ty, Olsa. Forca!” – tha Jonida, duke i përcjellë fjalët e mbështetjes gjatë hapjes së spektaklit Prime.
Më herët, ajo ka folur në emisionin “Goca dhe Gra” për sëmundjen e nënës së saj dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ajo i kishte dhënë.