21.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Olsi me Noçen kanë kryer marrëdhënie brenda shtëpisë së BB”, Luizi i përmend ish-të dashurin Oltës, si reagon ajo

    Banorët e “Big Brother VIP2” kanë diskutuar një ditë për çiftet që mund të kenë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

    Në një moment Luiz Ejlli ka përmendur Olsi Mingomatajn, i njohur ndryshe si Olsi i Noçes.

    Lidhur me këtë ka reaguar Olta Gixhari, e cila i kërkoi këngëtarit të mos përmendte emra, duke shtuar se “kjo nuk është konfirmuar asnjëherë”. Kujtojmë se aktorja e njohur ka qenë në një lidhje disa mujore me ish-banorin e BB.

    Pjesë nga diskutimi:

    Luizi: Në Big Brother kanë pas kryer marrëdhënie seksuale Noçja me atë Olsin

    Olta: Mos përmend emra

    Luiz: Ka dalë publike

    Olta: Nuk është konfirmuar asnjëherë

    Luiz: Nuk është konfirmuar, këtë se di

    Olta: Mos përmendni emra ore, se kjo është histori i çik e rëndë

    Olsi është një nga banorët e “Big Brother 1”, i cili u bë i famshëm për lidhjen e tij brenda shtëpisë me Noçen dhe për braktisjen live të të dashurës brenda spektaklit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit