Olta Beqiri, e ftuar në “Më lër të flas” nuk i shpëtoi pyetjes në lidhje me këngëtarin Butrint Imerin.
Zërat se mes tyre ka ose ka patur një romancë qarkullojnë prej kohësh dhe shkak janë bërë sigurisht detajet e publikuara në rrjete sociale.
Sidoqoftë, ndonëse Donaldi e pyeti në mënyrë të drejtëpërdrejtë, duke i përmendur edhe fotot e publikuara me Butrintin, Olta ishte po aq e qartë në përgjigjen e saj.
“Njerëzit vdesin të marrin vesh ndonjë gjë. Jo domosdoshmërisht një foto që ke me dikë do të thotë se je në një lidhje me të. Unë single jam”- u shpreh Olta duke mohuar njëherë e mirë zërat që qarkullojnë prej kohësh nëpër portale.