Dita e djeshme ka qenë një ditë shumë e rënduar për aktoren Olta Gixhari brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ku duket se inatin e ka patur me kritikat që i drejtuan Arbana dhe Zhaklina për akuzat që ajo hodhi ndaj Luizit, Efit dhe Kiarës.
Herë pas here ajo ka shpërthyer në të qara pa pritur edhe gjatë dasmës mes Luizit dhe Kiarës, teksa ka qenë duke biseduar me banorët e tjerë.
Më pas, ajo është larguar drejt tualetit dhe ka thënë me vete se nuk mundet më dhe dëshiron të largohet nga BBV, pasi sipas saj, ajo e ka “dhj*rë”.
Amos: Olta çfarë ke me zemra?
Olta duke qarë: Asgjë, do iki në banjo.
Amos: Në fakt në dasmë, gjithmon dikush ikën duke qarë
Më tej, teksa ka qenë duke ikur për në tualet, Olta shprehet me vete: “S’mundem më, dua të iki. Nuk mundem më, e kam dhj*rë.”



