23.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Olta Gixhari braktis Spanjën për ekranin shqiptar, ku do e shohim ish-banoren e BBV

    Olta Gixharin do e shohim me disa projekte së shpejti. Pas daljes nga Big Brother VIP, aktorja ka qenë duke punuar për rikthimin në ekran e që do të jetë në Top Channel.

    “Kam disa projekte dhe kontrata shumë të mira. Nuk mund t’i zbuloj tani, por do të jetë ‘Top Channel’ që do t’i zbulojë i pari”, tha Olta në Wake up pak ditë më parë.

    “Disa janë në bashkëpunim me ‘Top’-in, por ka dhe të tjera. Do të jem këtu për një farë kohe dhe pastaj do iki të zhdukem se do bëj gocën…”, u shpreh aktorja.

    Fill pas kësaj deklarate, ajo është shfaqur në xhirime që po realizohen. Nuk dihet nëse aktores simpatike i është premtuar një minutazh i saji, apo do të jetë pjesë e formateve që janë në ‘Top Media’, por ajo që dihet me siguri është që ka nisur puna për të parë sërish Olta Gixharin në ekran.

    Olta Gixhari braktis Spanjën për ekranin shqiptar, ku do e shohim

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit