Ish-banori i “Big Brother Vip”, regjizori Bjordi Mezini prej disa kohësh përflitet për një romancë me Ana Likën, megjithatë të dy janë treguar të rezervuar kur u pyetën për raportin mes tyre.
Gjatë një interviste së fundmi, i pyetur nëse është në një lidhje me Anna Likën, ai tha duke qeshur: “Jam i lidhur, kam të dashur? Nuk e di!”
I pyetur nga Salsano ‘kush ishte”, Bjordi tha se femra më tërheqëse ishte aktorja e njohur Olta Gixhari. I ftuar në “Top Albania Radio”, Bjordi Mezi zbuloi se kush ishte sipas tij femra më seksi në Big Brother Vip.
“Nga vajzat më seksi besoj se jeni të gjithë dakord me mua kur them se ishte Olta Gixhari”, u shpreh Bjordi.
Ndërsa sa i përket femrës më të bukur e showbizit shqiptar, ai shtoi: “Ka shumë, por ajo që më pëlqen mua është Valbona Selimllari.”
Kujtojmë që Bjordi u bë i njohur disa vite më parë teksa mori pjesë në “Big Brother”, ndërsa edhe këtë vit ishte një ndër konkurentët e këtij reality show.