20.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Olta Gixhari flet për momentin kur mori vesh ‘që gjysma e shqiptarëve e urrente’

    Rrugëtimi i Olta Gixharit në edicionin e dytë të “Big Brother VIP Albania” u shoqërua me një marrëdhënie dashuri-urrejtje të ndjekësve. E vendosur si kundërshtarja kryesore e Luiz Ejllit, protagonisti kryesor dhe personazhi më i komentuar dhe pëlqyer, Olta u pa nga shumë shikues si “antagonistja” e reality show-t.

    Në Instagram, dikush e pyeti për ndjesinë kur mori vesh që “gjysma e shqiptarëve e urrente”. Me “gjysma e shqiptarëve” nënkuptohet një pjesë e konsiderueshme e njerëzve që shihnin “Big Brother VIP”.

    “U lumturova shumë, që e para kisha gjysmën tjetër të shqiptarëve, dhe që kisha shkaktuar ndjesi kaq të forta si dashuri-urrejtje, pasi është pika më e lartë e suksesit që mund të mbërrihet nga një reality show,” u përgjigj aktorja.

    “Por mos harroni që një fije e hollë i ndan, se kur dola të gjithë më donin përsëri brenda shtëpisë,” shtoi ajo më tej.

    Olta u bë pjesë e edicionit të dytë të “Big Brother VIP” që prej fillimit, dhjetor 2022. Ajo hoqi dorë nga gara në prill 2023 dhe arsyeja ishte mungesa e të bitit, Amarit.

    Olta Gixhari flet për momentin kur mori vesh ‘që gjysma e

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit