15.5 C
Tirana
E diel, 20 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Olta Gixhari nuk flet me motrën e saj, kjo është arsyeja

    “Olta Gixhari dhe motra e saj Gerta, moderatore e njohur, nuk flasin me njëra-tjetrën”, deklaroi sot gazetari Andi Vrapi në “Fan Club”.

    Por cila është arsyeja?

    Gazetari theksoi se Olta dhe Gerta mund të jenë zënë pikërisht për BBV Albania. Sipas Andit, kjo mund të jetë ‘molla e sherrit’ pasi ato nuk e ndjekin njëra tjetrën në rrjete sociale.

    Ndërkohë, Tea ka vazhduar debatin me Oltën pas ballafaqimit për debatin me Gentin. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” e akuzoi aktoren se e ka gënjyer sy për sy.

    Debati:

    Tea: Lërë videon, ti ça më ke thënë mua, ma bërë me gjeste! Pse e mohon në sy, kjo është çmenduri!

    Olta:  E ke seriozisht, ule tonin, mos u revolto!

    Tea: Po se ju gënjeni dhe çorientoni shtëpinë dhe rri si zonjë në fund! Si mund të luash kështu me njerëzit. Unë të besova!

    Olta: Ule tonin!

    Tea: Ore lërë tonin tim ti, jam e indinjuar ! Unë nuk flas më me ty, se ti të gënjen sy për sy!

    Aktorja Olta Gixhari është padiskutim një banoret më të komentuara të këtij edicioni të “Big Brother VIP”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit