-3.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Olta Gixhari reagon pas akuzave të Rozanës!

    Prania e Olta Gixharit në “Big Brother VIP” për të mbështetur publikisht të motrën dhe për t’i dhënë fund thashethemeve se gjoja nuk flet me të nuk i ndaloi banorët e shtëpisë që sërish të përmendnin raportin mes tyre.

    Ndaj Olta ka reaguar sërish.

    “Hera e fundit që flas për Oltën time. Ja ku e keni videon ku ajo pyet mamin për ETËN (Eta është Gerta), sepse vetëm Olta e thërret ashtu. Motra për motrën është gjithmonë aty për të, pranë saj dhe mbështetja më e fortë që ka.

    Sa të ulët dhe të pafytyrë janë ata banorë që duan të ulin Gertën dhe që duan të krijojnë ‘krisje’ mes motrave, pork jo nuk ka për të ndodhur kurrën e kurrës.

    Ky është reagimi i fundit që bëj për këtë gjë, sepse shumë mllef dhe zili kanë për Gertën disa prej banorëve në shtëpi. Bëni lojë të pastër dhe boll shpifët për këtë gjë”, shkruan Olta në Instagram.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit