Olta Gixhari po kalon një problem shëndetësor. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa postimeve “pyetje-përgjigje” me ndjekësit e saj në Instagram, ku disa prej tyre kanë vënë re një ndryshim në syrin e aktores.
Në përgjigjen e saj, Olta tha se po kalon një problem shëndetësor, që nuk do ta ndajë për momentin.
“Pas pyetjes për BBVK, kjo është pyetja më e shpeshtë që më është bërë. Po kaloj një problem shëndetësor. Kjo më shumë për të gjithë ju që më shkruani çdo ditë: ‘He mi t’ka kap keq botoxi’, ‘O qorre’, etj. Mos më pyesni më shumë se nuk do të flas për këtë gjë, jo tani.” – shkroi ajo.
Po ashtu, Olta bëri të ditur se po punon për të sjellë dy projekte, të cilat, nuk do t’i ndajë me publikun për momentin.