7.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Olta Gixhari “shpërthen” ndaj Milaim Zekës: “E turpshme të përfshihesh në shaka të tilla!”

    Olta Gixhari nuk ka hezituar të mbajë qëndrim ndaj një postimi të Milaim Zekës, tashmë të fshirë, që përfshinte shaka me nuanca seksuale ndaj konkurrentes Lela. “Hapet televotimi” shkruhej në postimin e Milaim Zekës mbi një foto ku ajo ishte duke qëndruar në shtëpi.

    “Ti famën e ke nga Bigu”, Milaim Zeka nuk kursen Olta Gixharin

    Me një reagim të fortë, Olta e konsideroi të papranueshëm gjestin, veçanërisht duke pasur parasysh moshën dhe pozicionin e Milaimit si pjesë e produksionit.

    “Sa gjest i ulët të përfitosh nga dobësia e një gruaje, fshehurazi, ndërkohë që ajo nuk është as e vetëdijshme për situatën,” shkroi Olta. Ajo nuk ngurroi të vinte në pah se si ky veprim rëndohet më shumë kur vjen nga një burrë me familje e fëmijë. “A të ka hije, Milaim? Në këtë moshë, të përfshihesh në shaka seksuale si para-adoleshent?” theksoi aj.

    Kjo situatë, sipas Oltës, është një kujtesë e qartë se si figurat publike, veçanërisht gratë, shpesh bëhen objekt kritikash të padrejta. Olta kërkon më shumë mirëkuptim dhe mirësi në platforma publike si reality show-t, duke theksuar se askush nuk meriton të ndihet i poshtëruar për diçka të pafajshme, veçanërisht nën presionin e vazhdueshëm të kamerave 24/7.

    Në këtë rast, mbështetja e Oltës ndaj Lelës ka marrë shumë vëmendje dhe është një mesazh i qartë për respekt në komunikimin publik. “S’ka asgjë qesharake apo të dënueshme në këtë pafajësi,” përfundoi ajo.

    Olta Gixhari “shpërthen” ndaj Milaim Zekës: “E

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit