11.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Olta Gixhari zbulon pesë banorët që sheh në finale e BBV dhe parashikon edhe fituesin

    E ftuar në “Big Brother Radio” në një lidhje telefonike ishte ish-banorja e “BBV2”, Olta Gixhari. Ajo u shpreh për gjithçka, analizoi banorët dhe situatat e “BBV3”.

    E pyetur lidhur me finalistët e “BBV3”, Olta ka zbuluar emrat që ajo sheh në finale.

    “Mendoj Meritonin për shkak të kauzës që ka. Uroj që kur të vijë ai moment, mos të dalë të shkojë pas të dashurës së tij. Shoh në finale Julin padiskutim, Heidin, Romeo si një përfaqësues i denjë i djalit të mirë. Jam mes Jetmirit dhe Françeskës”.

    Lidhur me Eglën, fati i të cilës në Big Brother ende nuk dihet, Olta tha:

    “E marr të mirëqenë që Egla nuk hyn, nëse rihyn mendoj se do e fitojë pastaj”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit