11.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Olta ia arrin qëllimit, “fut në sherr” Kiarën dhe Luizin për puthjen. Moderatorja i jep fund me këngëtarin?

    Një debat ka nisur pasditen e djeshme mes Kiarës dhe Luizit, ku “mollë sherri” u bë insistimi i Olta Gixharit për një puthje mes tyre.

    Aktorja po diskutonte me Kiarën në dhomën e gjumit, ku mes të tjerash i tha se ajo nuk është një lojtare e fortë, madje shtoi se Efi është më e fortë se ajo. Më tej, Olta i shprehu Kiarës mendimin e saj për marrëdhënien e moderatores me Luizin, ku theksoi se një puthje mes tyre është shumë e rëndësishme.

    Luizi erdhi në dhomën e gjumit dhe u përfshi në diskutim. Por duket që kjo gjë e bezdisi Kiarën e cila i thotë me tone të ashpra se përse duhet të insistonte për puthjen në sy te Oltës, pasi nuk do të diskutojë me të tjerë gjëra kaq private.

    Kjo e fundit i tha se duhet të përgatitet për mbrëmjen e sotme, ku do të moderojë dhe shkruajë skenarin e një “shoë” të dhënë nga produksioni. Ajo theksoi se “ky është momenti i saj” dhe i kërkoi Luizit të mos i flasë.

    Por Luizi mërzitet keq dhe i thotë që asnjëherë nuk ia ka dëgjuar fjalën dhe sipas tij puthja nuk kishte të bënte në debatin e tyre. Pastaj ai largohet tejmase i mërzitur.

    Më pas Kiara i thotë Luizit se nuk ka nevojë për të për të vazhduar lojën dhe se nuk e fut dot me zor në mendjen e saj, duke i vënë vulën marrëdhënies së tyre. Teksa Kiara fliste, këngëtari nisi të derdhte lot, ndërsa moderatorja i thotë të mos preket pasi kështu bën sa herë ndodh kjo situatë.

    Pasi largohet nga këngëtari, moderatorja i tregon më pas Efit që do të largohet përfundimisht ndaj Luizit brenda shtëpisë dhe do ta presë jashtë. Por këtë fjalë të fundit Luizi nuk e ka besuar.

    Olta: Puthe tamam dhe kupto çfarë perceptimi ke për këtë njeri, sepse emocionet e buzës, ajo magjia që ndodh është e rëndësishme. Jepja vetes këtë mundësi.

    Kiara: Do ta bëj kur të ma ndjejë zemra, nuk e bëj se ma thonë të tjerët.

    Luizi: Ti nuk ke ndjenja për mua, se po të kishe e kishe bërë me kohë (puthjen).

    Olta: Është kohë e humbur, nëse ai nuk është i duhuri ti po i humb vetes kohë. Je duke çuar dëm eksperiencën më të bukur të jetës tënde.

    Kiara-Luizit: A ka mundësi të mos më flasësh më sot? Pikë! Për aq kohë sa pret që të të thotë Olta Gixhari “puth Kiarën.” Ça më din mua ti, 2 vjeç, që të marr mendime nga Olta? Mos i jep rëndësi, pse thua “më mori Olta nga ty?” Këtë që kam nuk ma merr dot Olta nga ty. Ky është momenti që unë të shkëlqej, kjo është e rëndësishme për mua, puna ime.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit