10.5 C
Tirana
E hënë, 24 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Olta më ka kërcënuar…”, Milaim Zeka: Do ishte bërë skandali më i madh në “BBVK”…

    Milaim Zeka dhe Olta Gixhari kanë qenë opinionistë në Big Brother VIP Kosova 3. Këtë sezon vendin e tij e ka zënë Leonora Jakupi.

    Së fundmi Milaim Zeka në një intervistë për “Prive” ka befasuar me deklaratën e tij, duke thënë se Olta Gixhari e ka kërcënuar gjatë sezonit të kaluar. Ndër të tjera u shpreh se nëse ajo nuk do të ishte femër do të kishte ndodhur skandal shumë i madh, por Milaimi nuk merret me femra dhe fëmijë.

    “Problemi im më i madh ishte me Olta Gixharin, se ishte femër. Ne jemi edukuar që njeriu ligësinë më të madhe në jetë e bën kur matet me fëmijë dhe me femra. Po të kishte qenë mashkull, do të ishte bërë skandali më i madh në historinë e Big Brother”.

    Milaimi zbulon se Olta e ka kërcënuar se do të ndalonte kalimin e tij në doganën e Morinës dhe për shkak të situatës u largua nga “BBVK”.

    “Ajo më ka kërcënuar në prezencën e produksionit, më ka thënë që ma ndalon Morinën të cilën s’ma ka ndaluar as serbi dhe jo më Olta. Pas saj, është dashur të largohem nga “BBVK”, me lutjet e tyre. Kam qëndruar në ‘BBVK’, por s’kam komunikuar me Oltën”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit