20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Olta mund të hajë çdo gjë”, DEGRADON debati mes aktores dhe Gentit: Burri im të hedhë bombën këtu, jashtë ai do ishte bërë gjak

    Debatet mes Oltës dhe Gentit brenda shtëpisë së Big Brother Vip s’kanë të ndalur. Ndryshe nga herët e tjera, kur situata ka qenë në kontroll nga ana e aktores, kësaj here diçka e thënë nga aktori e ka mërzitur atë shumë.

    “Olta mund të hajë çdo gjë, por jo çdo gjë haet”, i ka thënë Genti, Oltës, gjatë një bashkëbisedimi për gatimet.

    Kjo frazë e thënë nga Genti e ka mërzitur aktoren e cila gjatë një bashkëbisedimi me Amosin i tha se sjellja e aktorit ndaj saj nuk është normale dhe se nëse fjalët e thëna nga ai kundrejt saj do ishin thënë jashtë shtëpisë atëhere situata do të kishte degraduar.

    Më tej ajo u shpreh se bashkëshorti i saj i cili e ndjek nga televizori e sigurt që nuk do i kenë pëlqyer aspak ato çfarë Genti i tha asaj.

    Pjesë nga biseda:

    Olta: Nuk dua të rri në këtë shtëpi edhe të kem kështu batutash. Do marr valixhen ose do iki, ose do ikë ai. Cfarë duhet të ndodhë më shumë?

    Luizi: Kush të bërë të ikësh? Pse i ke sytë e kuq?

    Olta: Jam me nerva tani

    Olta: Shko të ta shpjegojë Ronaldo. Nuk thuhet ajo, unë jam nënë me fëmijë, jam e martuar. Por edhe një beqareje nuk i thuhet. Si do reagojë burri im jashtë? Të hedhë bombën këtu, të hipë në mure. Nëse kjo situatë do të kishte ndodhur jashtë ai do të ishte bërë gjak, nga unë e para. Do ja kisha rrasur me shishe koke. Ja kështu arrin njeriu në dhune.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit