5.5 C
Tirana
E hënë, 2 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Opinionist në BBV3? Luiz Ejlli: Prisni dhe pak, ka gjithmonë diçka…

    Gjatë premierës së filmit e Borës dhe Donald Veshajt u panë të marrin pjesë shumë miq e kolegë të tyre, ndër to edhe çifti Luiz Ejlli e Kiara Tito.

    I pyetur për pritshmëritë e tij lidhur me këtë film, ai tha se janë në nivelin e “5 herë po”.

    Këngëtari nuk i shpëtoi as pyetjes së Ronaldo Sharkës për praninë e tij në sezonin e ri të Big Brother Vip, ndërsa i kërkoi një përgjigje për aludimet e fundit lidhur me faktin se Luizi mund të jetë pjesë e produksionit, si opinionist, apo diçka tjetër.

    Luizi nuk i mohoi këto lajme, por nuk dha asnjë detaj, duke iu kërkuar të gjithëv të presin për më shuma.

    “Tën-tën, do prisni pra! Prisni derisa të fillojë! Do ketë diçka… Diçka ka gjithmonë, a rri unë pa bërë gjë!? Ti ke fjet me mu, ke hangër me mu, ke vujt me mu”, tha këngëtari, duke iu drejtuar gazetarit, me të cilin ka ndarë shumë ditë brenda shtëpisë së Big Brother, gjatë sezonit të dytë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit