15.5 C
Tirana
E martë, 21 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Opozita e pordhave

    Nga Edison Ypi

    Dy pordhat e fundit të opozitës, ajo e një mokrari konspiracionist folklorik mbi banakun e kolonjarit komunikator brilliant, dhe tjetra pordhë, ajo e një Labi ardhur në qef me raki Skrapari në mes të Sheshit Skënderbe, nuk janë veçse maja e ajsbergut të pordhave të opozitës.

    Mes pordhës së parë, pordhës së banakut shtënë pa teklif nga mokrari pa ja bërë tërr syri, dhe të dytës pordhë shkrepur nga Labi me vetdijë të turbullt avujsh rakie, llokoçit një botë e tërë, krejt koloriti aromatik i pordhëve të opozitës ku e katandisën komunistat antikomunistë lavdiplotë.

    Në vendin e shkabave me fole mbi shkëmbinj, pordha, pjerdhja, pordhëtarët, nuk janë dukuri e re, as e rrallë. E paevitueshmja dhe e shëndetëshmja pordhë është më se normale. Ndodh aq shpesh sa herë pordhëtarët hanë groshë. Por halli se pas gazrave të tyre kutërbues nuk ndodh asgjë, nuk pjerdh askush.

    Për ta vënë pordhën mbi piedestalin që meriton, opozita e pordhave të pordhëtarëve po përpiqet tja shtojë pordhës rendimentin duke e bërë pordhën të dali, të më falin namuzqarët, jo nga bytha, por nga goja.

    Te përpjekja revolucionarizuese antropologjike për ta bërë pordhën e opozitës të dali nga goja, e ka zanafillën torollepsja e sotme e opozitës.

    Ata dy pordhacakët që guxuan të pirdhnin aq serbes nga goja, s’janë aq trima sa të hedhin pordhë goje me iniciativën e vet.

    Fakti se, si për pjerdhjen e banakut dhe atë të sheshit Skënderbe, nuk pati asnjë reagim serioz, dëshmon se opozitës i interesojnë pordhët e gojës të pordhëtarëve gojëpjerdhës.

    Ato dy pordhët e para ishin dy dallandyshet e para të revolucionit pordhacak gojor që do plasi së shpejti dhe do përfundojë me marrje të sigurtë pushteti, pas disa shekujve.

    Njerëzimi erdhi këtu ku është sot, pasi kaloi nëpër epokat e shpellave, të gurit, hekurit bronxit etj, së fundi në atë të Inteligjencës artificiale.

    Po ashtu dhe opozita jonë, pasi kaloi fazat më të vështira të historisë së vet: atë të shkatërrimeve të fabrikave, uzinave, kombinateve, sharrimin e plantacioneve të frutave, agrumeve, ullinjve, pastaj me rradhë fazën e ndritur të trafiqeve të paligjshëm, të përcjelljes matanë Otrantos të klandestinëve të Lindjes, disave prej të cilëve u mori paret dhe i hodhi në det, epokën e pasurimit të pakicës përmes budallallëkut të shumicës me anë të skemave piramidale, e me rradhë epokat e vjedhjes dhe ndezjes së municioneve si në Gërrdec, vrasjes së qytetarëve me duart në xhepa etj. arriti te mjeti që jo vetëm të vret, por edhe të ndot, te pordhët e gojës si mjeti më efikas i ardhjes në pushtet. Nëpër ëndërra sepse në realitet nuk ka gjasa.

    S’ka dyshim se opozita e sotme gojore, katandisur në një legen spitali lufte me qurra, gjakra, të vjella, i ka dhënë karar që shqiptarë që i vodhi me buldozer, tash e tutje t’i qelbi me pordhë goje.

    Pordhat e gojrave të foltoreve, pordhat gojore të rrugicës së shpresës, pordhat gojore para SPAK-ut, pordhat gojore në konferencat e shtypit, deri te pordhat gojore parlamentare, pordhat gojore elektorale, pordhat gojore koalicioniste, pordhat gojore revolucionare, dhe të tjera pordha gojore, janë litari që mblidhet e mblidhet çdo ditë në grykën e opozitës sonë gojore, tashpërtash në hjekë, pas pak në varr.

    Sa kohë opozita jonë, si çdo shpenzim tjetër astronomik, edhe pordhat e sotme gojore i financon me pare të vjedhura në kohën kur vidhte me eskavator, nuk janë çudi kaq shumë pordha dhe gojra nga dalin ato pordha. Në fund të fundit, po hëngre shumë, shumë edhe do pjerdhësh nga goja.

    Pse opozita të ngrënat e tepërta të kohës kur ishte në pushtet nuk po i 10 nga bytha por po i pjerdh nga goja, shpjegohet me faktin se ajo që arriti të vijë në pushtet me rrena nga bytha, po provon të vijë me pjerdhje nga goja.

    Lart e më lart flamujt e halabakëve dhe rrugaçëve hajdutë që Partinë e idealeve dhe shpresave e katandisën në opozitë të pordhave nga goja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit