Silvio Gonzato, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, ka pritur në një takim javën e kaluar dy deputetët e Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
“Javën e kaluar u takova me deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri të Partisë Mundësia. Diskutuam nevojën për të forcuar proceset demokratike dhe për të çuar përpara reformën zgjedhore në Shqipëri.
Folëm gjithashtu se si anëtarësimi i Shqipërisë në BE mund të ndihmojë në rritjen e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe integritetit të institucioneve demokratike. Dialogu, respekti për shtetin e së drejtës dhe pjesëmarrja kuptimplotë e të gjithë aktorëve politikë janë thelbësore për reforma që u përgjigjen aspiratave të qytetarëve.
Duhet të vijojmë agjendën e reformave të Shqipërisë. Rekomandova veçanërisht angazhim të vazhdueshëm mes partive politike për të realizuar prioritetet kyçe të reformës zgjedhore.
Një demokraci e shëndetshme varet nga pluralizmi politik dhe një fushë loje e barabartë për të gjithë” tha Silvio Gonzato, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Fotot dhe njoftimi i takimit janë publikuar në faqen zyrtare të Delegacionit të BE-së në Tiranë.
Ky takim mund të mbahej edhe privat dhe të mos publikohej.
Fakti që ai është bërë publik, shihet si një mesazh për opozitën që njeh BE në Tiranë.



