Agim Nesho, në një debat televiziv, është shprehur se deputetin e PS-së Arben Pëllumbi e ka marrë para disa kohësh në punë dhe sipas tij ky i fundit i është lutur.
Pëllumbi iu kundërpërgjigj duke i thënë se e mori se e kishte mik.
Agim Nesho: Si s’ju vjen turp
Pëllumbi: Nuk ka për turp.
Nesho: Drejtësinë e ka nën kontroll. Më është lutur kur e kam marrë në punë në Akademinë e Shkencave
Pëllumbi: Më pas e përmbysa sistemin tënd dhe nuk mbeta nën hijen tënde.
Nesho: Ty të mora njëherë në punë.
Pëllumbi: Më more se më kishe mik. S’më more për zotësi.
Agim Nesho: Mik ty?! Jo mo nuk të njifja fare
Arben Pëllumbi: Po se s’më more për zotësi, më more për miqësi
Arian Çani: Ku e ke marrë në punë, ku e ke marrë në punë?
Arben Pëllumbi: Ja se ta them unë. Ta them unë o burrë. Në dhjetor të vitit ’90 unë konkurrova te Instituti i Informacionit që drejtonte zoti Nesho, si inxhinier, dhe punova dy muaj e gjysmë aty. U bë një konkurs. Në atë konkurs dola unë fitues se e njifja Gimin, e kisha mik dhe ky shkeli ligjin dhe më mori mua në punë.



