Organizata Europiane e Profesioneve të Pasurive të Paluajtshme (CEPI), përfshirë NAREA-n (Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme), në dokumentin publik të datës 5 gusht 2025, ngrenë alarmin mbi rritjen e vështirësisë për blerësit e parë dhe kategoritë me të ardhura të ulëta për të blerë banesë.
Dokumenti propozon masa konkrete: reduktim të kostove të transaksioneve, lehtësim të kufizimeve rregullatore për qiradhënësit, nxitje të pronësisë afatgjatë dhe bashkëpunim publik-privat (PPP) për të rritur ofertën e strehimit të përballueshëm.
Sipas CEPI dhe anëtarëve të NAREA-s, tregu i banesave me çmime të larta po bëhet gjithnjë më i paarritshëm për kategoritë më të prekura. Situata është më dramatike në zonat urbane me kërkesë të lartë.