Moderatorja Ori Nebiaj pritet të marrë mandatin e Grida Dumës.
Kjo e fundit pritet të dorëzojë mandatin e deputetes, pasi ka vendosur të drejtojë një emision politik në Top Channel, çdo të hënë dhe të enjte.
Përveç Dumës, mandatin ka vendosur ta lërë edhe Alfred Rushaj.
Ikja e dy deputetëve të grupit parlamentar të PD-së pritet të rrisë edhe më shumë numrat e lobit anti-Berisha.
Kjo pasi Petrit Doda që zëvendëson Alfred Rushajn apo Ori Nebiaj që pritet të zëvendësojë Grida Dumën, njihen për qëndrimet e tyre të qarta për një elitë të re politike në opozitën shqiptare.
Petrit Doda, në zgjedhjet e 25 prillit 2021 ishte i 32-ti në listën e kandidatëve të PD në qarkun Tiranë.
Por pas përfundimit të zgjedhjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një tjetër ripozicionim, duke u bazuar në numrin e votave personale të marra nga secili deputet.
Përveç Dodës, edhe Nebiaj është një nga kandidatet që ka marrë një numër të konsiderueshëm votash preferenciale, madje duke ja kaluar edhe vetë Sali Berishës.